Friday, June 22, 2012

Të dua mami! Përqafimi i Sunday Rose, për ditëlindjen e Kidman ...

The Story
Recently
Të dua mami! Përqafimi i Sunday Rose, për ditëlindjen e Kidman ...
Jun 22nd 2012, 11:19

Ka festuar ditëlindjen e saj të 45-të dhe mënyra më e mirë për të marrë urimet e ngrohta nga të dashurit e saj, ishte pikërisht dreka familjare. Aktorja Nicole Kidman, e rrethuar nga familjarët e saj më të afërt, ka celebruar ditëlindjen në Australi. Ajo ka qenë së bashku me motrën e saj Antonia në shtëpinë në plazh në Sideny, ku aktorja po shijon këto ditë të nxehta me bashkëshortin e saj Keith Urban, dy vajzat Sunday Rose dhe Faith Margaret si dhe me prindërit e saj Dr Anthony dhe Janelle Kidman. Në këto fotografi, Kidman duket me tepër një nënë shëmbullore dhe tepër e  përkushtuar ndaj familjes dhe kryesisht fëmijëve të saj, sesa një yll hollivudian. E veshur me rroba sportive, xhaketë të zezë dhe bluzë të thjeshtë, aktorja dukej e lumtur dhe e gëzuar përkrah familjarëve të saj. Momenti më i bukur ka qenë kur vajza Sunday Rose, i ka dhuruar asaj përqafime e puthje pa fund, si një dhuratë speciale për ditëlindjen e saj të 45-të. Një ditë më parë së  bashku me bashkëshortin e saj, Kidman ka festuar në një lokal.

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=21790

Posted by redaksia on Jun 22 2012. Filed under VIP-at. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Source

You are receiving this email because you subscribed to this feed at blogtrottr.com.

If you no longer wish to receive these emails, you can unsubscribe from this feed, or manage all your subscriptions