Naomi Watts është e angazhuar me xhirimet e filmit “Caught in Flight”, ku interpreton rolin e princeshë Dianës, ndërsa mikesha e saj e ngushtë Nicole Kidman përgatitet për të interpretuar rolin e një tjetër princeshe, tepër të adhuruar dhe të njohur ashtu sikurse edhe Lady D, që vdiq në një aksident automobilistik.
Aktorja australiane, 45- vjeçarja Kidman do të jetë Grace Kelly në filmin “Grace di Monaco”, që tregon periudhën kur artistja e njohur braktis në vitin 1956 kinemanë, pas martesës me princin e Monacos, Ranier III dhe pas kësaj shumë shpejt u tërhoq nga bota e aktrimit.
Filmi do të përqendrohet në vitin në të cilin Grace e ka ndihmuar Republikën e Monacos që të zgjidhë problemin e pagesës së taksave ndaj Francës, ndërsa producenti i filmit do të jetë Pierre-Ange Le Pogam. Ky është konsideruar një ndër rolet më të rëndësishëm për jetën artistike të Nikole, ku pretendohet se me këtë rol ajo mund të fitojë çmimin Oskar, pasi ky film krahasohet me “The King’s Speech”, film i cili në vitin 2011 i solli statujën aktorit britanik, Colin Firth.
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=26841
Source:
http://www.gazetarepublika.al/?p=26841